Përfundon martesa 10-vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer Garner

Jul 1, 2015 | 11:45
SHPËRNDAJE

Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë dhënë fund martesës së tyre, konfirmon revista amerikane People.

Çifti më i dashur i shoëbizit botëror është ndarë pas 10 vjet martese, vetëm një ditë pasi festuan përvjetorin e martesës.

“E kemi menduar gjerë e gjatë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t’u shkurorëzuar”, ka thënë çifti në një deklaratë të përbashkët për revistën People.

 “Ne do të vazhdojmë përpara me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë përkujdesjen për fëmijët, privatësinë e të cilëve kërkojmë që ta respektoni në këtë kohë të vështirë”, thuhet më tej.

Aktori 42-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura