Përfshihet nga flakët sipërfaqja pyjore në Lezhë, terreni e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Jul 13, 2020 | 20:18
SHPËRNDAJE

Një sipërfaqe me pemë është përfshirë nga flakët në fshatin Prull, të Lezhës.

zjarr

Mësohet se flakët janë konstatuar në orët e drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi.

Për shkak te terrenit është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa aktualisht për shuarjen e flakëve janë duke punuar vetëm punonjësit e shërbimit pyjor, të cilet po ndërhynë me mjete rrethanore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura