Përdorin kuti kartoni në vend të arkivoleve, banorët e këtij qyteti hedhin trupat e të vdekurve në rrugë ndërsa vendi përballet me virusin vdekjeprurës

Apr 6, 2020 | 14:09
SHPËRNDAJE

Trupat e viktimave të koronavirusit janë lënë të hedhura anës rrugëve ndërsa zyrtarët në Ekuador luftojnë për të përballur numrin e vdekjeve nga COVID-19.

Të paktën 150 kufoma janë lënë në rrugë ose janë mbajtur në shtëpi nga të afërmit në Guayaquilm ndërsa virusi vdekjeprurës ka goditur qytetin portual.

Trupat janë vendosur në rrugë me shpresën e dëshpëruar se autoritetet do të jenë në gjendje ti largojnë.

Por raportohet se trupat qëndrojnë në rrugë për të paktën 3 ditë. Banorët madje janë detyruar që të përdorin kuti kartoni si arkivole ndërsa numri zyrtar i vdekjeve në Ekuador ka shkuar në 172 persona dhe janë konfirmuar 3.500 raste të prekurish.

Nënkryetari Otto Sonnenholzner kërkoi falje pasi banorët postuan imazhe dhe video të kufomave në mediat sociale.

Autoritetet mblodhën të paktën 150 kufoma në fillim të kësaj jave, por nuk konfirmuan se sa prej të vdekurve ishin viktima të koronavirusit.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura