Përdorimet fantastike të limonit që nuk i keni ditur

Apr 8, 2018 | 16:01
SHPËRNDAJE

Duke përdorur limonin siç duhet, mund t’ju thjeshtojë shumë aspekte të jetës. Është i pajisur me shumë vitamina si p.sh., C, B e tiaminë e minerale si bakër, kalcium dhe hekur.

Këtu keni përdorimet më të mira të limonit dhe do të shihni që nuk do të bëni dot asnjë ditë pa këtë frut në shtëpinë tuaj.auto_uje-me-limon-650x3581493103608

– Heq erën e keqe të gojës. (mund të përdoret dhe majdanozi për erën e keqe).

– Aroma e limonit bën mirë për depresionin dhe ankthin.

– Nëse keni dhimbje stomaku shtrydhni një kokërr limoni. Jo vetëm që do t’ju ndihmojë në tretje, por heq toksinat nga trupi.

– Ul tensionin e gjakut. Përziejeni me ujë të ngrohtë e duke e pirë disa herë në ditë.

– Nëse keni dhimbje dhëmbi apo mishra delikatë, vendosni pak lëng limoni në zonën e infektuar. Funksionon si qetësues, por mos harroni ta shpëlani menjëherë sa fillon t’ju djegë.

– Parandalon gurët në veshka.

– Përmirëson lëkurën. Parandalon formimin e rrudhave dhe akneve.

– Ndihmon në uljen e dhimbjeve të gjunjëve.

– Ushqen trurin dhe qelizat nervore.

– Forcon mëlçinë, duke i furnizuar me energji enzimat e mëlçisë, kur janë të dobësuara.

– Ndihmon në balancimin e niveleve të kalçiumit dhe oksigjenit në mëlçi.

– Mirëmban shëndetin e syve dhe ndihmon ndaj problemeve të syve.

– Lëngu i limonit ndihmon në rimbushjen e kripërave minerale nga trupi, sidomos pas një seance të zellshme stërvitore.

– Për dhimbjen e kokës, shtoni lëng limoni në një filxhan me çaj të nxehtë. (Dhe nuk është vetëm për dhimbjet e kokës pas dehjes).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura