Pensionet e shqiptarëve në Itali, çfarë u diskutua mes Ramës e Contes, pritet të ketë…

Nov 1, 2019 | 10:02
SHPËRNDAJE

rama

Kryeministri Rama dhe homologu italian Konte u angazhuan për firmosjen e një marrëveshjeje për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, që jetojnë e punojnë në Itali. 

“Ashtu sikundër meriton të çmohet dhe të futet në rrugën e zgjidhjes çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh në shtetin italian. Më vjen shumë mirë që bashkëpunimi i nisur në këtë drejtim është konfirmuar nga Kryeministri dhe ne do të vazhdojmë e do të përshpejtojmë përpjekjet për ta përmbyllur këtë marrëveshje, që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e këtyre familjeve, për dinjitetin e këtyre njerëzve, por edhe për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë”, deklaroi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa Kryeministri italian tha se po vlerësohet firmosja e një marrëveshjeje.

“Në Itali kemi bashkësinë shqiptare jashtë Shqipërisë më të madhe dhe është një shembull i shkëlqyer integrimi. Kemi rreth 30 mijë ndërmarrje, firma të vogla e të mesme, që në Itali garantojnë një kontribut shumë të mirë për ekonominë tonë. Do të vlerësojmë bashkë edhe mundësinë për marrëveshje të mëtejshme në fushën e pensioneve. Do të punojmë bashkërisht duke shkëmbyer informatat e duhura”, tha Konte.

Gjithashtu, mes dy vendeve do të ketë një bashkëpunim më të strukturuar ekonomik.

“Kemi vendosur të krijojmë një komision ekonomik të përhershëm dypalësh, për të gjetur mundësi të tjera për investime ekonomike në Shqipëri nga ana e ndërmarrjeve italiane, duke marrë në shqyrtim dhe problematikat më kryesore dhe kundërshtitë që ekzistojnë midis ndërmarrjeve italiane dhe administratës shqiptare. Qëllimi është që të përballojmë konkretisht edhe ato aspekte negative, që kanë dalë në pah edhe vitet e fundit, të cilat mund të krijojnë një pengesë për investime të mëtejshme italiane në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, duke filluar nga turizmi, infrastruktura dhe energjia”, pohoi Kryeministri Konte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura