Pengoi zbulimin e vrasjes së Elton Çiçës, gjykata lë në burg mjekun

May 4, 2016 | 13:29
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot në burg Redjan Rrajën, i cili ishte në tavolinën ku u vra Elton Çiça.

vrasja

Rraja, 31 vjeç, me profesion mjek akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Redjan Rraja është arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Tiranë dy ditë më parë ku mbeti i vrarë, Elton Çiça.

36-vjeçari Çiça ishte në shoqërinë e shtetasve: A. T., S. K. dhe shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë.

Elton Çiça, 36-vjeçari i cili mbeti i ekzekutuar mbrëmjen e 1 Majit me dy plumba në kokë në një lokal në Tiranë, në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë i ulur në tavolinë me një oficer policie.

lokali-de-niro

Ndersa personi i katert ne tavoline ka qene gazetari Spartak Koka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura