Pengimi i vëzhguesve, roli i Policisë dhe shënimet në fletë/ Kandidatët e VV i drejtohen KAS-it, kërkohet shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në tri qarqe

May 11, 2021 | 12:04
SHPËRNDAJE

Tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje që në zgjedhjet e 25 prillit kandiduan si të pavarur, Boiken Abazi, Kreshnik Mexhani dhe Iliaz Shehu, përmes një kërkesë ankimore drejtuar KAS, kërkojnë shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarqet Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë.

kand

Të tre kandidatët pretendojnë se kryetarët e KZAZ-ve kanë penguar hyrjen brenda vendeve të numërimit të vëzhguesve duke mos i lejuar  të monitorojnë procesin e pranim-dorëzimit të kutive.

Po ashtu thuhet se Policia e Shtetit zbatoi urdhra të paligjshëm të dhënë nga kryetarët e KZAV-ve duke penguar hyrjen në VNV të vëzhguesve.

“Janë paraqitur164 fotografi të fletëve të votimit ku është vendosur një X i dytë apo i tretë, në fletë ku ka pasur një X për Boiken Abazin. Janë konstatuar me sy nga vëzhguesit raste kur numëruesit kanë kaluar vota për kandidatin e pavarur Boiken Abazi në drejtim të subjekteve të tjera politike”, thuhet në pretendimin e Abazit.

“Mbulimi me gisht gjatë procesit të numërimit i katrorit me numrin 13 që i përkiste kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani. Në ekranin e tavolinave të numërimit nuk është vendosur pamja e plotë e fletës së votimit”, thuhet në pretendimin e Merxhanit.

“Në fotografitë janë evidentuar fletë votimi që kanë një “X” të dytë shtesë. Ndërsa gjatë procesit të numërimit pretendohet se në ekran nuk është vendosur pamja e plotë e fletës së votimit”, thuhet në pretendimin e Shehut.

Boiken Abazi

Kreshnik Merxhani

il

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/