Peleshi i përgjigjet Bashës: Sfida e kandidateve tanë nuk është përballja me baltën e opozitës

Apr 18, 2015 | 21:11
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministri Niko Peleshi, në një status në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas akuzave të bëra sot nga kryetari i PD-së,
Lulzim Basha për kandidatin e mazhorancës për Korçën.

Niko Peleshi

Sipas tij, sfida e kandidateve të mazhorancës nuk eshte përballja me balten që hedh opozita, por puna e palodhur ne dobi te komuniteteve.

“Te vendosur për një fushatë qytetare, në 61 Bashkitë e Shqipërisë, në qytetet dhe fshatrat tona, që meritojnë një demokraci lokale funksionale, me të drejtën për të zgjedhur mbi bazën e ideve dhe programeve për zhvillim.
Sfida e kandidateve të Aleancës sonë nuk eshte perballja me balten e opozites, por puna e palodhur ne dobi te komuniteteve. Nuk ka magji me te bukur se kjo. Nga sot, çdo ditë për ti dhënë shpejtësinë e duhur programit të Rilindjes Urbane”, shkruan Peleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura