PDK-LDK drejt divorcit. Në vjeshtë zgjedhje të reja?

May 21, 2015 | 20:24
SHPËRNDAJE

Koalicioni për bashkëqeverisje, ndërmjet dy partive më të mëdha në Kosovë, Partisë Demokratike e Lidhjes Demokratike, nuk ka jetë të gjatë. “Ky koalicion po shkon drejt prishjes, edhe pse nuk i ka më shumë se 6 muaj që kur u lidh”, kështu i tha Televizionit Rrokum një zyrtar i lartë PDK-së.

Telashet brenda koalicionit kanë nisur sepse marrëveshjet e lidhura më 8 dhjetor mes dy liderëve të këtyre partive, nuk po jetësohen. Problemi i parë, sipas zyrtarit te PDK-së, është nisma e deputetëve të LDK-së që Gjykata Speciale t’i hetojë vrasjet e pasluftës. “E këtë nuk e pranon në asnjë mënyrë PDK”.

“Po ashtu, PDK është e pakënaqur me mosgatishmërinë e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, që sa më shpejt të nis punën për përpilimin e Ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe fillimin e përgatitjes së amendamenteve kushtetuese për krijimin e ushtrisë”.

E LDK-ja, sipas këtij burimi, nuk ka heq dorë prej kërkesës që ushtria e Kosovës të quhet FARK e jo FAK.

“Krejt këto mospajtime, e në veçanti mosgatishmëria e deputetëve të LDK-s, për t’ia dhënë votën e tyre Thaçit për President, janë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në vjeshtën e sivjetme”, tha burimi i TV Rrokum, transmeton “Telegrafi”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura