PDK, Albin Kurtit: Ambasadorët ju detyruan ta shkarkoni Dardan Molliqajn

Jul 26, 2017 | 22:34
SHPËRNDAJE

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik nga PDK, Blerand Stavileci, ka ironizuar me kandidatin e Vetëvendosje-s për kryeministër, Albin Kurti, i cili sot ka deklaruar se e ka përkrahjen e ambasadorëve për qeverinë.

blerandi-1

Stavileci ka pyetur Kurtin se a janë këta ambasadorë që iu pate thënë se “u është lagur baruti”?!

Ai i ka thënë  Kurtit se ambasadorët ju kanë detyruar të distancoheni prej dhunës dhe menjëherë e shkarkuat prej komesarllëkut Dardan Molliqajn, shkruan tesheshi.com.

“Albin Kurti, çfarë ndodhi?! Deri dje ke kërkuar të mos përzihen ambasadat e huaja në proceset politike, sot po deklaron se e paske mbështetjen e tyre. A janë këta ambasadorë që iu pate thënë se ‘u është lagur baruti’?! Ti e ke ndërtuar Lëvizjen për vetëvendosje, ndërkaq s’po mund të vetëvendosësh pa implikimin e ambasadave. Nga cili/cilët ambasadorë po kërkon mbështetje?! Amerikan…? Nga Delawie, për të cilin nisët peticionin për largimin nga Kosova?! Apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore… Apo nga të tjerët që u ke thënë se s’kanë çfarë të përzihen në punët e Kosovës. D.m.th., TI po e pranon një qeveri që e bëjnë ndërkombëtarët?! Ju kanë detyruar të distancoheni prej dhunës dhe menjëherë e shkarkuat prej komesarllëkut Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju!”, ka shkruar Stavileci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura