PD: Pushohen hetimet për ekstradimin e Nazer Seitit, prokurorja u shpërblye duke u ngritur në detyrë

Aug 24, 2018 | 15:46
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me pushimin e hetimeve për ekstradimin e Nesar  Seitit.

PD në deklaratën e saj shton se  pushimi i hetimeve është urdhëruar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

nezar-seiti_1508839820-2370763

Deklarate e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore – Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin.

Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura