PD publikon dokumentin: Kampusi Universitar do të jepet me PPP

Jan 29, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike thotë se dokumenti i publikuar në fletoren zyrtare për ndërtimin e Kampit Universitar vërteton se do të jepet me PPP, ndërsa përgjegjësinë për këtë ia adreson kryebashkiakut Erion Veliaj.

pjimage (79)

Sipas PD kjo vërteton denoncimi i demokratëve se prishja e godinave në Qytetin Studenti ishte nje afere korruptive.

“Vertetohet denoncimi i Partise Demokratike se prishja e godinave në Qytetin Studenti ishte nje afere korruptive dhe pas saj qendron Erjon Veliaj. Dokumenti publikohet ne Fletoren Zyrtare.

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!

Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!” shkruan PD.

fletorja zyrtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura