PD publikoi dokumentet e dënimit në Itali, reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim vendimin e …

Aug 13, 2019 | 13:48
SHPËRNDAJE

Pak pasi PD publikoi dokumentet e karteles elektronike e të dhënave kriminale te nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences, reagon Valdrin Pjetri.

Valdrin-Pjetri-e1529312113657PD theksoi sot se nga ato dokumente, rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, ai shkruan se e verteta eshte ajo qe ka deklaruar para kandidimit.

“Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”- thote ai.

Reagimi i Valdrin Pjetrit 

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura