PD përkujton sot Azemin, anëtarja e kryesisë: Pse nuk vij dot. Ish deputeti: Ty të paktën të njoftuan, mua…

Sep 12, 2017 | 13:25
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike do të përkujtojë sot në orën 11, ish liderin e saj Azem Hajdari, i vrarë në vitin 2008.

Si çdo vit demokratët do të mblidhen te Memoriali i Azemit për të vendosur kurora me lule.

endira bushati 1

Pas lajmërimit nga zyra e Organizimit të PD-së për aktivitetin e sotëm, anëtarja e kryesisë, Endira Bushati shkruan përmes një statusi në faqen e saj në Facebook se ajo nuk mund të jetë sot në këtë përkujtim.

“Jo, unë nuk mund të vij në atë orë… Nuk mund të shoh se si njerëz që kurrë nuk të njohën, që nuk njohën energjinë e pasionin tënd, që jetonin në Tiranë e kurrë nuk t’u bashkuan as ty as Partisë Demokratike, do të bëjnë nesër, homazhe tek Memoriali yt… Se kanë nevojë tani për ty, Azem, për atë çfarë ti përfaqëson për demokratët… Jo, unë nuk mund të vij në atë orë, kur do të të përdorin Azem…Do të vijmë një orë tjetër, të gjithë bashkë… …si atëherë, tek kafja brenda partisë, me dhjetëra studentë të tjerë, në 97-98′ kur asgjë nuk na trembte e asgjë nuk na blinte…”, shkruan Bushati.

Në komentin e saj ka ndërhyrë edhe ish deputeti i PD-së, Keltis Kruja, i cili me ironi i kujton se të paktën atë e kanë lajmëruar për aktivitetin e sotëm, çcka lë të kuptohet se Krujën nuk e kanë njoftuar.

endira bushati 2 copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura