“PD përgjon protestat…”, analisti kundër Patozit dhe Topallit: Humbën shansin për të…

Dec 7, 2018 | 15:13
SHPËRNDAJE

patozi-bregu-topalli-512x330

Analisti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në emisionin “Real Story” se kundërshtarët e Lulzim Bashës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi duhet të heshtin.

Gjekmarkaj tha se largimi i Patozit, Topallit dhe Bregut ka qenë gabim i Lulzim Bashës, por në kohët e sotme kreu i PD nuk është përgjegjës për situatën, pasi ai nuk ka qeverisur këto 5 vite.

“I nxitur nga intervista e Patozit, unë gjithmonë kam qenë i mendimit se largimi i Patozit Topallit dhe Bregut ka qenë një gabim i Lulzim Bashës.

Gabim që po e vuan, jo se PD nuk ka pasur nevojë për rinovim dhe ky rinovim nuk është bërë me cilësi, por se viti ka 365 ditë dhe ka disa ditë  5 apo 6 të tilla që duhet të heshtësh, qoftë edhe zoti Patozi në këtë rast sepse unë e kuptoj mllefin personal të tij për padrejtësinë, por Basha nuk është përgjegjës dhe nuk e ka qeverisur Shqipërinë këto 5 vite.

gjekmarkaj

Këto personazhe kanë qenë për 8 vite në pushtet dhe nuk më duket se kanë bërë shumë beteja principale, nuk është se nuk kanë patur probleme universitetet  ato 8 vite, rrogat tona kanë qenë mizerabël.

Tentativa e pushtetit të PD ka qenë për të mohuar dhe zgjedhjet, por ka qenë ngulmimi i Forumit për Liri Akademike, dhe shumë pedagogëve të tjerë që e kanë ndaluar.

I njohim meritën Berishës që u tërhoq, por problemet kanë qenë të shumtë. Thjesht duhet të lëmë studentet të bëjnë atë që po bëjnë dhe është një rast i artë i kundërshtarëve të Bashës për të heshtur këto ditë”, ka thënë Gjekmarkaj.

 

Ndërkohë që ish-kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi ka ironizuar dje rolin e Partisë Demokratike, duke thënë se sillet sikur “përgjon grupe njerëzish që protestojnë, dhe me pas i shfrytëzon për të treguar që është ende gjallë”.

Partia Demokratike sot përgjon grupe njerëzish që protestojnë dhe ta shfrytëzoje si karburant për të treguar se është gjallë.

Unë e kuptoj që protesta e Astirit është një hall shumë madh dhe shumë legjitime, por nuk është kauzë e Partia Demokratike edhe për mënyrë dhe për histori e nisjes së kësaj proteste. Por PD gjendet aty për të mbajtur veten me gajret, ashtu siç gjendej tek protesta e Teatrit, e cila sot duket e harruar.

Basha është duke i shtuar drynat kasolles, ai ka për detyrë të zgjerojë opozitën dhe ta bëjë forcë të mjaftueshme për që të rrëzojë qeverinë, por tani ai po e zvogëlon. Sot ka një nevojë ulëritëse që të ketë një forcë tjetër, e cila mbi të gjitha të godasë sistemin.

Një forcë tjetër është e juaja?

Unë do mbështesja dhe do i bashkëngjitesha me gjithë kontributin tim, kësaj forcë të re politike që Shqipëria ka nevojë”, ka thënë Patozi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura