PD: OSHEE torturoi mijëra familje, për mikun e Edi Ramës‏

Oct 7, 2015 | 12:29
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-se Gent Strazimiri, tha se Partia Demokratike ka denoncuar prej më se dy vitesh, terrorin dhe padrejtësinë që ka shoqëruar të ashtuquajturën fushatë për të mbledhur paratë e humbura të OSHE.

Gent Strazimiri 7 tetor

“Tani u mësua pse OSHEE torturoi mijëra familje, futi në burg kryefamiljarë, burra e gra, la në  errësirë invalidë, të sëmurë e të porsalindur dhe u mori jetën Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit dhe Arif Dodës. Këto akte çnjerëzore sherbuen ne fakt për të mbledhur miliarda lekë qe te shperblehej miku, ortaku e klienti i Edi Ramës, ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel”,- tha Strazimiri.

“Paratë e gjakut të marra me kërbaç, kryehajduti dhe OSHEE, nuk i paska dashur për interesa publike aspak. Por për të ndarë tortën e majme për Carapulët, sic Partia Demokratike e kishte paralajmeruar”,- tha ai.

Partia Demokratike tha deputeti demokrat, “i siguron qytetarët e vendit se kryehajduti i OSHEE, Adrian Çela dhe banda e tij që tallet me paratë e gjakut të shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi deri më një. Dita e llogarive para ligjit do të vijë shpejt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura