“PD duhet të eliminojë konceptin e ‘ushtrisë’”/ Grida Duma flet për propozimet statutore: Idetë e mira e gjejnë rrugën! Nuk është sekret që disiplina e së majtës është populiste

Jul 13, 2021 | 18:15
SHPËRNDAJE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për ndryshimet statutore, ndërsa është shprehur se nuk duhet të ketë paragjykime edhe për propozime të tjera, përtej atyre të kryetarit Basha.

Grida Duma-1

Që PD të ketë një performancë sa më të mirë, Duma propozon që kjo forcë politike të eliminojë konceptin e “ushtrisë”, që sipas saj e ka e majta shqiptare.

“PD është një parti që strukturën e saj partiake nuk mund ta ketë konjukturaliste si PS-ja. PS-ja e ka disiplinën e trashëguar ndër vite sa i përket metodikës së punës sepse edhe trashëgon një fashë elektorale, e cila është 70-vjeçare. Nuk është më një sekret se disiplina e së majtës është një disiplinë populiste në të gjithë botën, ka një lloj ushtrie brenda saj. PD-ja, sipas meje, këtë koncept të ushtrisë duhet ta eliminojë. PD është parti e kontributeve të të gjithëve që të maten me peshën specifike”, tha Duma për A2.

Teksa u shpreh e hapur për propozime të reja, Duma tha se idetë e mira e gjejnë rrugën e duhur. Ajo u deklaroi më tej, se PD është forca politike që është kritikuar më shumë sesa qeveria.

Do të kisha dashur të shikoja sa më tepër propozime statutore. Do të jem gjithmonë një partizane e asaj që gjerat nuk duhen të paragjykohen, ato duhet të pas gjykohen. Nëse ka ide të mira, edhe nëse mendohet se dikush i dëgjon më mirë apo më keq, idetë e mira e kanë gjetur rrugën. Idetë e mira kanë ardhur edhe nga kundërshtitë, madje nga kundërshtitë kanë ardhur më shumë. Në këtë kuptim unë mendoj se nuk duhet humbur ky shans.

Në arenën e politikës shqiptare, PD është partia që ka pasur kritikat brenda dhe jashtë vetes. Madje në këto 7-8 vite qëndrimi ndaj opozitës ka qenë më kritik, sesa ndaj qeverisë. PD absolutisht nuk ka asnjë pengesë për të thënë kritikat brenda dhe jashtë PD-së, të cilat janë kthyer shpesh edhe në një telenovelë që e ka tejkaluar diskurin politik. Unë kam respekt për të gjitha qëndrimet që e turbullojnë ujin. Unë mendoj që nuk duhet të tërhiqet nga kjo. Këtë e them në parim, paragjykimi nuk duhet të ekzistojë. Zonja Harxhi ka qenë një nga kandidatet që ka qenë me korrekte dhe më normale gjatë garimit për kreun e PD”, deklaroi deputetja Duma.

“Lulzim Basha nuk i ka bërë luftë të ndryshmes”

“Unë mendoj që në PD dhe vetë Lulzim Basha nuk i ka bërë luftë të ndryshmes, publikisht nuk e ka bërë asnjëherë. Ka patur momente që të sqaronte edhe pozicionin e tij ndaj individëve të ndryshëm nuk e ka bërë këtë dhe kjo është zgjedhja e tij. Unë mbetëm me besimin se dy gjera janë vendimmarrëse në momentet e duhura. A është e domosdoshme apo jo? Lulzim Basha besoj se e ka kuptuar që kjo është e domosdoshme për PD. Pa vullnetin e tij shumë nga këto elementë nuk bëhen. Po a i duhet Bashës të krijojë të gjitha këto epiqendra, por jo një të vetme dhe ta decentralizojë duke i dhënë peshë politike dhe jo ta centalizojë duke mos i dhënë peshë, për mua duhet të jetë një decentralizim  i pushtetshëm i PD. Kjo është rruga e vetme për të shkuar në një PD që zgjerohet drejt shoqërisë. Nuk mundet që PD të ecë përpara me një strukturë rixhide, sepse nuk i shkon elektoratit të saj”

© Panorama.al

Te lidhura