Patozi kujton grevën e urisë në ’91, akuzë Ramës e Bashës: Dy gënjeshtrat e mëdha që sot…

Feb 20, 2018 | 14:30
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi kujton sot momente nga viti i largët 1991, kur së bashku me studentë e pedagogë ishte pjesë e grevës së urisë. Grevë, që kulmoi me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit.

patozi (1)

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Patozi nuk le pa akuzuar lideret e dy partive te medha, Ramen e Bashen, si “Rilindja” dhe “Republika e Re”.

Sipas Patozit, “dy gënjeshtra të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa”.

Postimi i Patozit 

ATËHERË KUR NUK MUND TA DINIM…

Një kujtim i bukur në vitin e largët 1991. Me një grup studentësh dhe pedagogësh nga Kavaja, pjesëmarrës të grevës së urisë, që kulmoi më 20 shkurt me rrëzimin dhe heqjen zvarrë të bustit të diktatorit.
Atëherë, kur askush nuk mund ta dinte dhe as nuk mund ta merrte dot me mend se pas 27 vjetësh do të ishim në mëshirën e “Rilindjes” dhe të “Republikës së Re”, dy gënjeshtrave të mëdha, që të marra së bashku, e largojnë sot pothuajse po aq sa në atë kohë Shqipërinë nga Europa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura