Pastrim parash me Bitcoin, sekuestrohen shuma të mëdha eurosh, 5 persona në hetim (detajet)

May 30, 2018 | 18:55
SHPËRNDAJE

Pesë persona janë vënë nën hetimin nga sektori i Anti-Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës, për pastrim parash në vlerën e 1 milion eurove.

Prokuroria-e-pergjithshme-gent-shkullaku-600x360

Burimet nga grupi hetimor konfirmuan për “Panorama” se janë sekuestruar pajisje që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale Bitcoin si dhe shuma të mëdha parash, rreth 200 mijë euro. Këto para nuk janë deklaruar në Rinas.

Këta persona dyshohet se kanë sjellë nga jashtë Shqipërisë një milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me Bitcoin.

Dyshimet janë se paratë janë futur në Shqipëri nga shtetas izraelitë, kesh duke shmangur sistemin bankar. Pajisjet për Bitcoin janë zhdoganuar në datat 16 dhe 18 prill të këtij viti dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqëruese kanë rezultuar false.

Mësohet se janë proceduar penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura