“Sa të thuash paske veshur xhaketën e bukur, kaq është dy minuta”-  Noka akuza Kuvendit për ndarjen e kohës së  diskutantëve në parlament: Është hera e fundit që ndodh

Apr 11, 2022 | 20:40
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Flamur Noka, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, kërkoi nga drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj që të mos jetë Kuvendi ai që bën ndarjen e kohës së fjalës të deputetëve, por ajo të bëhet vetë prej tyre.

Shkak për këtë u bë dhënia e një kohe prej 2 minutash ndaj Sali Berishës, ndërkohë që deputetëve të tjerë u ishin caktuar 4 ose 5 minuta. Ndoka kërkoi që koha të jepet e plotë për gjithë grupin, pastaj ata e bëjnë vetë ndarjen për secilin deputet.

“Është e disata herë që e përdhosni rregulloren. Nuk ka asnjë pikë që mua më largon nga grupi parlamentar i PD-së, as Edi Rama, as Lindita Nikolla, askush.

Nëse kemi kohën, dikush nga grupi jonë, ka qenë zonja Vokshi ajo që duhet të bënte ndarjen e minutave. Dikujt i jepen 4 minuta, dikujt 5 dhe dikujt dy. Ti thuash ke dy minuta me fol dikujt është të tallesh me atë. Se dy minuta ka për të thënë vetëm paske veshur sot xhaketën e bukur, fustanin nuk e paske aq të bukur, kaq është dy minutshi. Mos u tallni, është e hera e fundit që ndodh. Nga sot do të kemi kohën e duhur dhe e ndajmë vet, nuk na e ndan ti”, tha Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura