Pasi ‘zhduket’, Dua Lipa shihet në shkallët e emergjencës. Çfarë po ndodh me këngëtaren?

Oct 15, 2019 | 11:35
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. Ajo ka fshirë të gjitha fotot e videot e publikuara në ‘Instagram’ dhe ende nuk dihet arsyeja.

Dua gjithashtu ka fshirë edhe foton e profilit duke çuditur dhe shqetësuar 34.9 milionë ndjekësit e saj.

Por së fundmi kanë qarkulluar foto të këngëtares në shkallët e emergjencës së një pallati. Ajo qëndron aty e veshur me një pallto portokalli.

Sipas ‘Daily Mail’, Dua ishte duke realizuar xhirimet e klipit të saj më të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura