Pashkët Katolike, mbahet mesha e shenjtë në Katedralen e ‘Shën Palit’

Mar 30, 2024 | 22:33
SHPËRNDAJE

Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve. Në Katedralen e ‘Shën Palit’ në Tiranë po mbahet mesha e shenjtë.

pashket

Kjo konsiderohet e shtuna e madhe për katoliket të cilët nesër festojnë Pashkët.

Kardinali Ernest Troshani dhe Monsinjor Angelo dhanw mesazhet e tyre për paqe, harmoni e begati.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura