“Pashë disa meshkuj që hynin e dilnin nga dhoma e gjumit”- Reperi French Montana akuzohet për përdhunim: Më ftoi në shtëpinë e tij dhe më drogoi

Mar 30, 2020 | 12:26
SHPËRNDAJE

Reperi French Montana është paditur nga një grua për përdhunim. Ajo pretendon se reperi e drogoi dhe e përdhunoi në shtëpinë e tij.

Gjithashtu ajo akuzoi edhe punonjësin e tij, Mansour Bennouna për sulm fizik dhe seksual, si dhe për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

Gruaja, e identifikuar në dokumentat e padisë sëi Jane Doe, pretendon se ishte ftuar nga French në shtëpinë e tij pasi u takuan në një studio regjistrimi në La Brea Ave, më 28 mars 2018.

Doe thotë se mbërriti në shtëpinë e reperit rreth orës 6 të mëngjesit dhe pasi piu disa gota humbi vetëdijen.

“Pashë disa burra që hynin dhe dilnin nga dhoma e gjumit,”- tha akuzuesja në dokumentat e padisë. Ndërsa shtoi se mes tyre ishte edhe Montana, emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch.

Doe pretendoi se u zgjua nga dreka dhe se ishte konfuze, kishte dhimbje në legen dhe vaginë.

Më pas ajo shkoi tek mjekët për kontroll që vërtetuan se kishte prani sperme në vaginën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura