“Pas vdekjes” i Kujtim Çashkut shfaqet te “Reja”

Jun 22, 2016 | 14:14
SHPËRNDAJE

“Pas vdekjes”, një nga filmat pak të njohur për publikun shqiptar, rikthehet pas 36 vjetësh. Sot, nga ora 18:00-20:00, te “Reja”-”The Cloud”, përpara Galerisë Kombëtare të Arteve do të shfaqet filmi “Pas VdekjesPost Mortem”, me regji të Kujtim Çashkut.

“Pas vdekjes”

Filmi “Pas vdekjes” është prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1980, me skenar të Nexhati Tafës dhe muzikë nga Sokol Shupo.

Filmi është ekranizimi i veprës “Klubi i Selanikut” nga Andon Zako Çajupi. Jemi në vitin 1908, kur disa pseudopatriotë shqiptarë formojnë një klub me pretendimin se punojnë për të mirën e Shqipërisë.

Secili ka një ëndërr: të jetë i famshëm dhe i pavdekshëm. Kjo dëshirë sfilitëse për famë dhe pavdekësi është vënë në shënjestër nëpërmjet sarkazmës, veçanërisht me lojën e Zenelit, shërbyesit të Skëndo beut.

Kjo vepër satirike prej 54 minutash vjen përmes lojës së aktorëve Kadri Roshi në rolin e doktor Adhamudhit, Pavlina Mani si Zonjëza Lulushe, Robert Ndrenika në rolin e Zenelit, Prokop Mima si muzikanti, Shpëtim Shmili si Vurko dhe Piro Xeci në rolin e xha Demit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura