Pas përgjigjes së BE, maxhoranca: Gati të ndërhyjmë në ligjin për Teatrin, thirrje të hapur për garë

Sep 12, 2018 | 13:38
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që pritet që dekreti i presidentit për Teatrin të kalojë në Kuvend dhe pak pasi BE dha përgjigjen për cështjen e Teatrit, duke theksuar se ligji nuk shkel MSA, por duhet garë e hapur, komisioni pergjegjes është i gatshem të bëjë ndërhyrje në projektligj, duke hapur garën për subjektet e interesuar.

Eduard Shalsi
Eduard Shalsi

“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë ligjin, thuhet që shkelet konventa ndërkombëtare e trashëgimisë, me të cilat ne nuk jemi dakord, kurse pika që do ndërhyjmë është që të mos jetë një subjekt, por të kemi thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt. Pra ne ti japim të drejtë cdo subjekti që aspiron, ka koncept për ta zhvilluar nga pikëpamja urbanistike atë pjesë, që është edhe TK  brenda”- tha Shalsi, kreu i Komisionit te Veprimtarise Prodhuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura