Pas përgënjeshtrimit të fotove, Berisha publikon videon e Balilit

Aug 10, 2016 | 8:04
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të fotografive të Klemend Balilit nga Partia Demokratike, ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej. Ai ka postuar në Facebook një video vetëm 6 sekonda, ku Balili shfaqet mbi një motor uji.

“Nen mbrojtjen e Ediskobarit, Eskobari i Ballkanit shetit sot me motor uji ne Sarande. Çunat e krimit e ruajne dhe i bejne fresk. Thuhet se tre nete me pare darkoi ne Dhermi me Ediskobarin”, shkruan Berisha.

Fillimisht, PD publikoi një fotografi ku sipas saj Klement Balili ishte kapur në mesditë, në kompleksin “Sejko” në Sarandë, ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia për trafik droge.

Nipi i Klementit, Albin Balili konfirmoi se bëhet fjalë për xhaxhain e tij, por duke saktësuar se fotoja është realizuar katër vite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura