Pas mediat e nxorën zbuluar, Bebe Rexha publikon foton e parë ku i zbulon imazhin mashkullit që i rrëmbeu zemrën

Sep 28, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha e ka mbajtur jetën e saj sentimentale larg vëmendjes së mediave.

Vetëm pak kohë më parë, ajo vendosi që të na prezantonte me partnerin, por nuk tregoi imazhin e tij.

Këngëtarja me origjinë shqiptare postoi një foto krah të dashurit në ditën e tij të lindjes, duke i mbuluar imazhin.

Megjithatë ishin mediat që e nxorën zbuluar këngëtaret, teksa zbuluan identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Bëhet fjalë për producentin e filmave, Keyan Safyari dhe Bebe publikoi për herë të parë një foto të plotë me të ditën e sotme.

Të dy pozuan të veshur me të bardha teksa ndodheshin në një event.

Çifti janë parë për herë të parë së bashku në muajin mars kur u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitje në LA, megjithatë nuk e bënë publike lidhje në rrjetet sociale.

Lidhja me Safyari është romanca e parë që Bebe Rexha ka bërë publike ndër vite.

Në një interviste në vitin 2017, këngëtarja pranoi se lidhja e saj e fundit ishte në vitin 2015.

Ndërsa në maj 2019, ajo u shpreh: “Mundohem që ta mbaj personale. Unë dua të gjej dikë që më do dhe që e dua, nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë.”

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura