“Pas masave të para, asgjë s’më ka bindur”, ish-Presidenti Topi flet për mbajtjen e detyruar të maskës: Ndodhin gjëra paradoksale, duket se…

| 18:18
SHPËRNDAJE
 

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ ka komentuar masat e deritanishme të marra nga qeveria sa i takon situatës për shkak të pandemisë së COVID-19.

topi

 

Teksa iu përgjigj pyetjeve të moderatores Nisida Tufa, Topi pohoi se COVID-19 ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa shtoi se në vendin tonë ndodhin gjëra paradoksale.

 

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Si ju duket situata me COVID-19?

Bamir Topi: Po ndodh ajo që pritej. Gjithçka është parashikuar nga shkencëtarët, nga ata që merren me qarkullimin e epidemisë. Madje, me kohë janë shprehur që me ardhjen e stinës së ngrihet, virulenca e këtij virusi të ulej. Dhe me ardhjen e vjeshtës, rriten premisat që ky virus të kthehet. Ky virus ka qenë, është i pranishëm. Kjo konsiderohet vala e dytë e këtij virusi. E përzërë dhe me këto virozat e stinës, problemi komplikohet. Problemi më i madh është diagnostikimi. COVID-19 ka krijuar një panik të natyrshëm. Vërtetë infektohesh. Shumë njerëz mund ta kenë kaluar në mënyrë aspimtomatike, por dekursi i sëmundjes nuk dihet si shkon. Kanë ndërruar jetë ata që e konsideronin veten të fortë. Mosha më e rrezikuar është 70-80 vjeç.

Pyetje: Edhe tek ne mbërriti vendimi për maskat. E keni mbështetur këtë vendim?

Bamir Topi: Për çështje të kësaj natyre nuk orientohem tek qeveria. Së pari do duhet të thuash që je qytetar shqiptar. Kemi mundësi që të informohemi nga agjenci të besueshme informacioni të huaja. Këtu ndodhin gjëra paradoksale. Kam lidhje të ngushta me fushën në fjalë. Unë informohem vazhdimisht dhe përmes ish-kolegëve të mi. Ka situata paradoksale që nuk bindin. Shikoj se çështja e maskës është çështje që s’ka pse të vihet në diskutim. Përderisa maska vendoset kudo, në vendet më të qytetëruara dhe më të mbështetura, s’ka nevojë që ta diskutojë kush. Brenda trajtimit të epidemisë ka trajtime dhe paradoksale. E merr situatën në dorë ai që s’duhet të shprehet më shumë se një herë. Janë zërat shkencorë ata që janë autoritarë, dhe ata janë më të besueshmit.

Pyetje: I trembemi një izolimi tjetër. Ka izolime të pjesshëm në disa vende të Europës. Çfarë po bën gabim qeveria?

Bamir Topi: S’jam negativist. E kam thënë një herë në fillim që kur u morën masa të shpejta në fillim, e kam përshëndetur. Por pas asgjë smë ka bindur. Duket sikur gjerat shkojnë në një drejtim të caktuar me një prapavija të paramenduar. S’dua të hedh akuza, por mjafton që të shohim vendet e zhvilluara europiane për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën. Italia e kapi me vonesë situatën. Tani po mundohen që ta kapin në kohë. Atje është lënë në mënyrë të segmentuar presidentëve të rajoneve, dhe s’ka një komandë qendrore. Çështja është që ky problem duhet të trajtohet me shumë inteligjent. Është virus, duhet të bëjë një lloj parandalimi të rrethanave. Mund ta marrësh kudo. Edhe ne që po flasim mund të infektohemi një ditë. Larg qoftë!

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.