Pas letrës së dorëheqjes së mjekëve të QSUT, reagon Basha: Një akt i paprecedentë

Dec 5, 2017 | 19:03
SHPËRNDAJE

Pas letrës së dërguar nga disa mjek të urgjencës të cilët kanë kërkuar dorëheqjen, me arsyetim se nuk kanë kushte të mira në punë, ka reaguar dhe kreu i PD Lulzim BASHA. Me anë të një postimi në Facebook. Basha shkruan se është një akt i paprecedent që pason eksodin në katër vite të fundit të qindra mjekëve.

mjeket qsut

Reagimi i plotë

Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.

Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”.

Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta!

I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.

Mjafton që Rama të anullojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura