Pas kërcënimit serb se do të arrestohej nëse kalonte kufirin, Thaçi anulon vizitën në Beograd

Apr 20, 2015 | 22:09
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të gjitha gjasave nuk do të shkojë më 23 prill në Beograd në konferencën për integrimin evropian të organizuar nga OJQ-ja “Këshilli i Rinisë së Arsimit”. 

Hashim Thaçi

‘Politiko.net’ ka siguruar letrën të cilën ka marrë Qeveria e Kosovës si përgjigje nga Beogradi zyrtar.

Autoritetet serbe kanë “informuar zyrtarisht organet e Kosovës” se Hashim Thaçi do të arrestohet nëse ai udhëton për në Beograd më 24 prill.

Agjencia e lajmeve “Beta” raporton këtë të hënë duke cituar një burim, se Thaçit i është thënë se do të arrestohet në bazë të një vendimi përfundimtar të gjykatës, dhe një urdhër arresti që rrjedh nga vendimi.

Në letrën zyrtare, sipas mediave serbe, thuhet se, të gjithë qytetarët e Serbisë janë të barabartë para ligjit, duke e quajtur edhe Thaçin qytetar serb. 

“Duke marrë parasyh sistemin e drejtësisë në Serbi dhe faktin se aktgjykimi ndaj Thaçit është obligues, ai do të ndalohej në kontaktin e parë me shërbimet e zbatimit të ligjit dhe do të dërgohej në gjykatë”, ka deklaruar Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë. 

Arrestimin e tij e kanë paralajmëruar edhe disa zyrtarë të tjerë. Vetë kryeministri Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia do të veprojë në bazë të Ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura