Pas dy ditëve me temperatura përvëluese, sinoptikanët tregojnë kur nis shiu: Vranësisa e shtrëngata në…

Aug 13, 2019 | 14:57
SHPËRNDAJE

Pas dy ditëve të para të kësaj jave me temperatura përvëluese, që kanë arritur deri në 42 gradë, përjashtim bën dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte ku sipas meteorologëve, pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e Mërkurë) në zonën e veriut. Dita e Enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

shmu

NJOFTIMI

Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

tabela e motit

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura