Pas ambasadorëve edhe Rama përshëndet e vendimin e opozitës: Inshallah këtë herë deri në….

May 22, 2020 | 15:25
SHPËRNDAJE

Rama-Parlamenti-teatri (4)UPDATE- Pas qëndrimeve të ambasadorëve të SHBA dhe BE që përshëndeten vendimin e Lulzim Bashës për t’iu rikthyer dialogut për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit më në të një mesazhi në Twitter është shprehur se vendimi i opozitës jashtë parlamentare për të qenë pjesë e tryezës është për një kthesë për t’u përshëndetur.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, thekson Rama.

 Çfare deklaroi Basha sot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka shprehur vullnetin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pyetje:Jeni i gatshëm të uleni në një tryezë për integrimin, për drejtësinë, sikurse ka propozuar sot Presidenti i Republikës?

Basha: Jam njohur me propozimin e Presidenti që në javën e parë të prillit dhe e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që Edi Rama absolutisht ka 15 detyra për të kryer, opozita ka një detyrë, në këtë detyrë Rama nuk po tregon vullnet, ne do të vazhdojmë deri në fund të tregojmë vullnet politik për ta realizuar. 14 detyrat e tjera kanë të bëjnë me Edi Ramën, me arrestimin e njerëzve që mban në krahun e tij të djathtë, dosjeve 184, 339 është një nga kushtet  e BE.

Pyetje: Ka një sugjerim që të zbatohet në Shqipëri sistemi i Danimarkës, listat e hapura.

Basha: Nuk ka asnjë propozim të tillë amerikan, por ka një vullnet timin personal për t’iu dhënë shqiptarëve cilindo sistem që ata gjykojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Këtu nuk shoh vullnet nga ana e Ramës dhe asnjë vullnet për të ndryshuar sistemin, ndaj le ta largojmë me votë dhe të vendosim sëbashku sistemin më demokratik dhe pse jo edhe institucione të reja kushtetuese siç është parlamenti me dy dhoma që fuqia të mos jetë më në dorë të kryeministrit, oligarkëve dhe të krimit, por në dorë të qytetarëve.

Platforma e plote me 14 pika e Presidentit Meta: 

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura