“Rikthimi i PD në Këshillin Politik”, reagon ambasadori Soreca: Mirëpresim vendimin e Bashës. Reforma i shërben interesit të shqiptarëve…

May 22, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luiggi Soreca ka reaguar pas vendimit të kreut të PD për t’u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore.

soreca

Në një postim në Twitter, Soreca thekson se vendimi i Lulzim Bashës është i mirëpritur, ndërsa shprehet se Reforma Zgjedhore i shërben interesit të shqiptarëve, në mënyrë që të plotësohet një nga kushtet e vendosura nga BE në mars.

E mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të shqiptarëve dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Bashkimi Europian”, shkruan Soreca.

LEXO EDHE:

“Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”, Basha për Reformën Zgjedhore: PD dhe opozita e bashkuar një orë e më parë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura