Pas aksidentit që i shkaktoi lëndime të rënda në kokë, aktorja e “Gone Girl” ndërron jetë

Jun 16, 2021 | 10:30
SHPËRNDAJE

Aktorja amerikane, Lisa Banes, ka vdekur në moshën 65-vjeçare pasi u përplas nga një skuter në Nju Jork.

lisa banes (2)

Banes ishte e njohur për rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy-t në filmin “Gone Girl” që u publikua në 2014, raporton “BBC”.

lisa banes (8)

Ajo gjithashtu u shfaq në filmat “Cocktail” dhe “A Cure for Wellness”.

lisa banes (7)

Aktori dhe regjisori Seth MacFarlane udhëhoqi homazhet, duke thënë se vdekja e saj ishte “një humbje e jashtëzakonshme“.

HOLLYWOOD, CA - NOVEMBER 14: Actress Lisa Banes arrives at the 18th Annual Hollywood Film Awards at The Palladium on November 14, 2014 in Hollywood, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Policia e Nju Jorkut konfirmoi për “BBC” se Banes u godit nga një skuter ndërsa ecte në një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor.

Për shkak të dëmtimit në kokë, ajo u dërgua në spital dhe 10 ditë më pas vdiq.

lisa banes (4)

Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar drejt veriut,”- tha Departamenti i Policisë i Nju Jorkut në një deklaratë.

lisa banes (3)

Banes mori katër nominime për “Globin e Artë”, përfshirë aktoren më të mirë për “Pike”.

lisa banes (1)

Duke folur para gazetarëve në tapetin e kuq përpara premierës së “Gone Girl” në 2014, Banes tha se ajo e përqafoi personazhin që e bëri të famshëm menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura