Pas 29 vjetësh, Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, ministri i Jashtëm: Ja kush po jep rezultate

Apr 17, 2024 | 21:26
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut.

igli hasani

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili falenderoi Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri.

Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.

“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura