Pas 13 ditësh në arrati, adoleshentja dorëzohet. Ishte në Sarandë

May 30, 2016 | 9:39
SHPËRNDAJE

Dorëzohet në policinë e Sarandës 16-vjecarja Gazije Kazija, e cila ishte larguar nga banesa ditë më parë së bashku me një djalë që e njohu në Facebook.

kazija-1-838x445

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ajo ishte dorëzuar sot në polici dhe ka thënë se ishte larguar me dëshirë.

Adoleshentja u largua në mesnatën e 17 majit nga banesa, pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16- vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”.

Personi në fjalë dyshohet të jetë një banor i zonës (djalë mbi 20 vjeç), por për arsye hetimore, policia nuk jep identitetin e tij dhe vijon kërkimet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa janë lajmëruar komisariatet e policive në rrethe dhe pikat kufitare.

Policia ka mësuar se adoleshentja kishte lidhje të fshehtë dashurore prej pak kohësh me një djalë të ri, me të cilin ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale.

ZHDUKJA/ Ora 24.00,17 maj

Vajza zhduket në errësirë duke lënë kompjuterin ndezur. Kjo është gjithçka ka kuptuar familja që si zakonisht ulet të hajë darkë rreth orës 20.30. Nëna së bashku me 2 vajzat dhe djalin e vogël qëndrojnë së bashku në tavolinë, në një kohë që në krevatin e vogël fle foshnja.

Një mbrëmje e qetë familjarë, ku dy vajzat dhe djali kanë bërë detyrat dhe më pas shohin televizor. 16-vjeçarja Gazie Kazia si zakonisht shkon në kompjuterin e saj që ndodhet në dhomën tjetër të shtëpisë, ku ajo qëndron së bashku me motrën. Rreth orës 22.00 bien në gjumë dhe dritat fiken në shtëpi.

Nëna me tre fëmijët bien në gjumë, në një kohë që babai i tyre prej disa muajsh ndodhet në Greqi, për t`i siguruar më shumë të ardhura familjes së tyre. Rreth orës 23.30, nëna çohet për të parë foshnjën e vogël dhe hap derën e dhomës së vajzës. Ajo qëndron ende në kompjuter duke shkruar.

Nëna i thotë të flejë dhe shtrihet përsëri. Instikti i nënës bën që ajo të çohet përsëri rreth orës 24.00 për të parë nëse vajza e saj ka rënë në gjumë apo jo. Çuditërisht ajo nuk është. Nëna kontrollon në dhomën tjetër, por dhe atje nuk është. Shikon dhe në katin e dytë, por vajza mungon. E tmerruar del në oborr për të parë nëse vajza është atje, por dhe në oborr nuk ka njeri.

Gruaja rikthehet në dhomën e vajzës dhe shikon në tavolinën e kompjuterit ku gjen 2 numra të regjistruar. Urgjentisht telefonon te këta dy numra të cilët i thonë se po i shqetëson në këtë orë të vonë të natës. Ul telefonin dhe kërkon në rrugë, por asgjë. Shkon dhe te kunati, që banon ngjitur me atë, por edhe atje nuk gjen gjë. Vajza është zhdukur.

Me vete ka marrë dhe celularin e saj. E vetmja shpresë e saj është që vajza të ketë shkuar te ndonjë shoqe. Me këtë shpresë e gdhin ditën tjetër. Në orën 10.00 të ditës tjetër, nëna e vajzës denoncon në polici zhdukjen e minorenes. Policia e Durrësit i thotë se duhet të mbushen 24 orë që vajza të shpallet e zhdukur. Në orën 24.00 të ditës tjetër vajza është zyrtarisht e humbur. Gruaja njofton burrin emigrant në Greqi, që niset urgjentisht drejt Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura