Partizani vendos për trajnerin e ri, 43-vjeçari lë Rigën për pak adrenalinë Ballkanase

Jun 7, 2023 | 8:45
SHPËRNDAJE

Dëshira e vjetshme e Partizanit, pavarësisht vështirësive, duket se do të plotësohet pikërisht në këtë verë.

INTERVIEW | Tomislav Stipić | Head coach of Riga Football Club - Riga  Football Club

43- vjeçari aktualisht është pjesë e Rigës në Letoni, ku ka arritur të bëjë një ecuri shumë të mirë, pasi në 17 ndeshje nga janari ka fituar 14 dhe ka barazuar tri, duke qëndruar i pamposhtur. Gjithsesi, ai është gati të lërë në gjysmë këtë aventurë dhe të nisë një projekt sfidues, me adrenalinë ballkanase, siç një kroati do t’i shkonte më shumë përshtat.

I kontaktuar nga gazeta, Stipiç nuk ka preferuar të komentojë në lidhje me vendimin e tij, duke mos pohuar apo mohuar lajmin e djeshëm të “Panorama Sport”. Burime pranë klubit shprehen se është vetëm çështje burokratike firma e tij me Partizanin. N

ë ditët në vijim pritet që gjithçka të konkretizohet. Stipiç pritet të ketë edhe vendimmarrje në merkaton e kuqe. Ai është sugjerim i Adrian Aliajt, i cili e njeh shumë mirë dhe beson te kroati.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura