Parashikimi i horoskopit, datë 13 shtator 2018

Sep 13, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Falë influencës pozitive të planetëve do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij që dashuroni. Do e përforconi lidhjen tuaj dhe do bëni plane për të ardhmen. Mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin sot sepse do përballeni me probleme të mëdha financiare.

DEMI

Marrëdhënia me partnerin tuaj do përmirësohet ndjeshëm gjatë kësaj dite. Do tregoheni më të kuptueshëm dhe do bëni disa lëshime. Perspektiva shumë të mira financiare. Do kryeni transaksionet e duhura dhe buxheti do stabilizohet.

BINJAKET

Nuk do i jepni shumë rëndësi jetës suaj në çift sot dhe marrëdhënia me partnerin mund të ketë probleme. Tregohuni të kujdesshëm me çdo gjë që do thoni. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë kështu që duhet me patjetër të bëni kujdes me shpenzimet e tepruara.

GAFORRJA

Ditë e qetë kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe do ia shprehni atij gjithçka që mendoni. Në planin financiar do jeni me fat dhe do keni përmirësime të ndjeshme.

LUANI

Do kaloni momente të mrekullueshme sot me atë që keni në krah dhe nuk do doni të qëndroni asnjë minutë larg tij. Ndjenjat për njëri-tjetrin do të përforcohen. Ekuilibri financiar do përmirësohet. Do keni mundësi të shpenzoni edhe pak më shumë.

VIRGJERESHA

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do pranoni çdo gjë që do iu thotë partneri. Klima jo shumë e ngrohtë edhe për financat. Ulni menjëherë shpenzimet nëse doni ta stabilizoni situatën.

PESHORJA

Ditë mjaft e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Partneri jo vetëm që do iu mbajë pranë dhe do iu përkëdhelë, por do ua plotësojë edhe dëshirat. Ditë e favorshme për financat. Do i kaloni më në fund vështirësitë që iu kishin dalë dhe do jeni më të qetë.

AKREPI

Do e përforconi bashkëpunimin gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje. Pasioni do të rindizet dhe do kaloni momente të paharrueshme. Mendohuni mirë para se të bëni çdo lloj shpenzimi nëse nuk doni që financat të pakësohen.

SHIGJETARI

Ambienti në jetën në çift nuk do jetë shumë i ngrohtë sot. Tregohuni të kujdesshëm me çdo veprim që do bëni nëse nuk doni të keni më tepër probleme. Për financat mos u shqetësoni. Ato do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura nga planetët.

BRICJAPI

Së bashku me partnerin do përjetoni kënaqësi pa fund gjatë kësaj dite. Të dy do mendoni si për veten ashtu edhe për atë që keni në krah. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël.

UJORI

Të mbështetur nga Venusi dhe Marsi do kenë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite. Monotonia do të mbaroje dhe do fillojë një fazë e re, e mbushur plot emocione. Në planin financiar do jeni më të qartë për situatën dhe do tregoheni të matur me shpenzimet.

PESHQIT

Venusi do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe do krijojë një ambient të ngrohtë. Edhe ata që kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen më mirë. Dikush do iu ndihmojë të stabilizoni financat dhe ju do ndiheni më të qetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura