“Paralizohet” nga trafiku aksi Fushë Milot- Lezhë, shikoni radhën e gjatë të automjeteve (video)

Aug 8, 2022 | 10:50
SHPËRNDAJE

Radhë të gjata automjetesh kanë krijuar një trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë degëzimit në kryqëzimin e Fushe Milotit, raporton korespondenti i Panorama.

Mësohet se trafiku nis që nga Miloti në drejtim të Lezhës.

Patrullat e qarkullimit rrugor janë në disa pjesë të këtij aksi.

Fluksi i larte i automjeteve vjen kryesisht nga pushuesit nga Kosova që janë nisur për në bregdetin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura