Paralajmëron dalje nga unioni? Ish ministri italian shpërthen ndaj BE: Një shpifësirë, të mposhtim virusin, pastaj i themi lamtumirë

Mar 28, 2020 | 14:30
SHPËRNDAJE

Secretary of Lega party Matteo Salvini, delivers her speech on occasion of the debate on the report to the Italian Senate by the Italian Prime Minister, Giuseppe Conte, on the measures taken to counter the spread of the coronavirus in Italy, Rome, 26 March 2020. ANSA/ALESSANDRO DI MEO

Ish ministri italian Matteo Salvini i është drejtuar me fyerje dhe me një gjuhë të ashpër unionit europian.

Kreu i Partisë Lega në Itali, duke folur në mediat italiane, tha se në mendjen e tij vjen “neveri dhe turp për Evropën”.

Sipas tij, “zotërve” të Evropës “iu deshën pesëmbëdhjetë ditë për të vendosur, se në Berlin dhe Bruksel nuk e kuptonin që njerëzit po vdesin, kështu që ata u mblodhën dhe vendosën që do të mendojnë për dy javë nëse do të ndihmojnë dhe si. Nëse ky është Bashkimi Evropian është një shpifësirë. Me njerëz që vdesin nga pneumonia sot dhe ndoshta nesër nga mungesa e punës, atyre u duhen dy javë për të reflektuar“, tha Salvini.

Së pari të mposhtim virusin, pastaj mendojmë për Evropën. Dhe, nëse është e nevojshme, ne i themi lamtumirë. Edhe pa e falënderuar,” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura