“Paqe” me Kosovën, Shqipëria vetëm barazim në miqësore

Sep 11, 2018 | 18:21
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U-17 e futbollit, zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kosova shënoi e para duke zhbllokuar shifrat, në minutën e 55-të, me një gol të Asllanit.

kombetarja u 17

Por, pas pësimit të golit, skuadra e Xhemal Mustedanagiç, filloi të reagonte, dhe Cahani barazoi me një gol mjaft të bukur nga jashtë zone, në minutën e 79-të. Vetëm para dy ditësh, Shqipëria U-17 u mund nga Kosova, me shifrat minimale 0-1, ndërkohë që kjo ishte ndeshja e fundit miqësore, pasi në tetor do të luajë kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura