Panik në spitalin gjerman, i armatosuri hap zjarr ndaj mjekut

Jul 26, 2016 | 14:00
SHPËRNDAJE

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se një person i armatosur ka hyrë në Klinikën Universitare në Berlin dhe ka hapur zjarr ndaj një mjeku.

ndertesa

Më pas thuhet se ai ka vrarë edhe veten, ndërkohë që pritet konfirmimi zyrtar nga ana e autoriteteve gjermane.

Të shtënat u raportuan rreth orës 11:00 me orën lokale. Një njësi anti-terroriste është në vendin e ngjarjes dhe ndërtesa kryesore është evakuuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura