Panik në Këln, policia në kërkim të një gruaje të armatosur

Jul 28, 2016 | 17:57
SHPËRNDAJE

Një person me armë ka përhapur panik në Këln të Gjermanisë kur ka hyrë i armatosur në zyrat e punës. Mediat gjermane thonë se policia është vënë në lëvizje në një operacion kërkimi.

1469718370germany-533562Zyrat u mbyllën. ndërkohë që të gjithë punonjësit u urdhëruan të qëndrojnë brenda tyre, për sa kohë që situata është e paqartë në lidhje me vendndodhjen e autorit të dyshuar që thuhet se është i armatosur.

Forcat Speciale të Policisë së qytetit u vunë në lëvizje pas njoftimit prej dëshmitarëve që thanë se kishin parë një grua të armatosur, njoftoi zëdhënësi i policisë.

Informacionet janë kontradiktore ende, pasi “Bild” ka raportuar se operacioni është në vijim, ndërsa gazeta lokale “Express” bën të ditur për një burrë të armatosur në ndërtesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura