VIDEO- “Pandemia po përdoret politikisht”/ Manastirliu i përgjigjet opozitës: Bëjnë ping-pong, të ngeshmit kërkojnë…

Oct 29, 2020 | 10:51
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit akuzoi opozitën se po e përdor politikisht pandeminë. Teksa citoi deklaratat e zyrtarëve të OBSH që të mos përdoret politikisht, ministrja tha se opozita në vendin tonë bën ping-pong politik.

Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat, duke filluar nga mbajtja e maskës.

Këtu pandemia po përdoret politikisht, madje është përdorur pa ardhur rasti i parë. Ping pong politik e kanë bërë ata që luajnë në selitë e vogla të partive dhe shpallin katastrofën që nuk u erdhi.

Ne nuk e kemi ndalur punën në këtë kohë shumë sfiduese. Këta flasin nga ato tavolinat u zgjuan pa pritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë për ditë të njëjtin tekst.

Ndërkohë që mjekët dhe stafet tona mjekësore kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën në shërbim të jetëve

Ndërsa këta të ngeshmit kërkojnë të zbatojmë planin me 4 pika.

Nuk po flas për testet dhe nuk e dinë që çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komitet ekspertësh”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura