VIDEOLAJM/ Protesta e pazakontë e deputetit të PD në Kuvend, derdh qumështin në shkallët e Parlamentit

Apr 11, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka protestuar në mënyrë të pazakontë në Kuvendin e Shqipërisë, për t’i “kujtuar” qeverisë që të kthejë sytë nga fshati.

 

Deputeti Sula ka derdhur dy bidonë me qumësht tek shkallët dhe dera e Parlamentit, sipas tij, për t’i tërhequr vëmendjen institucioneve për të mbështetur fermerët.

“Milionat e eurove nga fondet IPARD nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në ndërtim.

Është situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, ministrisë së bujqësisë që të kthejnë sytë nga fshati sepse janë në pikën e hallit”, tha ai, përpara se të derdhte qumështin në hyrje të godinës së Parlamentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura