Pamjet/ Ndjekësi i ofroi 1 mijë euro, djali vret live të dashurën shtatzënë. E nxjerr jashtë në temperatura të ulëta vetëm me të brendshme

Dec 3, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar nga një Youtuber rus. Ai ka vrarë live në youtube  të dashurën e tij shtatzënë, pasi kishte marrë paraa për ta torturuar atë.

rus

Mediat e huaja shkruajnë se ai e nxori të dashurën në ballkon me të brendshme, në temperatura nën zero dhe  nuk bëri as përpjekjen me të vogël për ta shpëtuar as kur e kuptoi se ishte në momentet e fundit të jetës.

Më pas YouTuberi rus u arrestua nga autoritetet.

Sipas asaj që është bërë e ditur, 30-vjeçari YouTuber Stas Reeflay e detyroi Valentina Grigoryev të qëndronte në ballkon, në temperatura nën zero, duke qëndruar e veshur vetëm të brendshme. Djali ishte paguar 1.000 euro nga një shikues për ta abuzuar me të dashurën në një transmetim të drejtpërdrejtë, sipas disa të dhënave.

Vajza 28-vjeçare ishte në fillimet e shtatzanisë dhe vdiq nga hipotermia në shtëpinë e të dashurit të saj në fshatin Ivanovka, afër Moskës.

Reeflay, emri i vërtetë është Stanislav Resetnikof, vazhdoi filmimin edhe pse kur e kuptoi se vajza ishte gjysmë e vdekur. Më vonë ai e tërhoqi brenda dhe u përpoq ta merrte.

“Ti je gjallë’- e pyet ai”, ndërsa pak më vonë ai i thotë: “Dukesh e vdekur”.

Më pas djali i drejtohet kamerës dhe u shpjegon atyre se çfarë po ndodh: “Fëmija… Nuk ka puls… Ajo është e zbehtë. Ajo nuk po merr frymë”.

Në fund ai vazhdoi transmetimin direkt edhe kur thirri një ambulancë. Ai dëgjohet teksa i kërkon asaj të zgjohet, sepse ai e do atë.

djali vaja djali rus1 vajya

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura