Pamjet, çfarë la pas zjarri që përpiu apartamentin tek Astiri. Djali jetonte me nënën pas divorcit, dyshohet se…

Oct 16, 2021 | 9:41
SHPËRNDAJE

Në banesën që u përfshi nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të shtune gjithçka ka mbetur e shkrumbuar.

Këto janë pamjet që vijnë nga apartamenti në zonën e Astirit në kryeqytet, ku pas zjarrit që përpiu banesën, 62-vjeçarja Hava Osmanaj u hodh nga dritarja e katit të tretë dhe humbi jetën.

I plagosur ka mbetur djali i saj, Klodjan Osmanaj, i cili gjithashtu u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve që dyshohet se i ka shkaktuar vet.

Burimet nga policia thanë se paraprakisht dyshohet që 36-vjeçari Klodjan Osmanaj të jetë autori i zjarrvënies.

Banorët e pallatit kanë rrëfyer për Neës24 se 36-vjeçari është person problematik dhe i dhunshëm, pasi dhe herë të tjera ka tentuar që t’i vënë zjarrin banesës, madje ka hedhur edhe orendi shtëpiake nga ballkoni. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij, pasi ishte divorcuar. Aktualisht ai ndodhet në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr pallat astir1 zjarr pallat astir2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura