“Paketë 200 mln euro në ndihmë të kompanive”- Vasili thirrje qeverisë: Mëso nga Kosova. Lëri tenderat, por ndihmo qytetarët e thjeshtë

Mar 28, 2020 | 16:48
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të paguar me dy muaj rrogat e personave që ngelën pa punë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

petrit vasili

Duke iu referuar lajmit të publikuar nga “Panorama Online”, ku thuhet se paketa përfshinë rreth 200 milionë euro në ndihmë të kompanive, Vasili thotë se ky është një shembull i shkëlqyer, për njerëzit e thjeshtë në këtë kotë të vështirë.

Vasili i bën thirrje qeverisë në Shqipëri që të mësojë nga ajo e Kosovës dhe të lerë tenderat, por të miratojë paketën e ndihmës për qytetarët.

“Shembull i shkelqyer i Qeverise se Kosoves se si i ndihmon njerezit e thjeshte ne kete moment te veshtire me paketen 200 milion euro.

Qeveria e Rames te mesoje nga Kosova, te lere tenderat dhe te miratoje paketen e ndihmes per njerezit e thjeshte”, shkruan Vasili në facebook.

Lexo edhe: 

Qeveria e Kosovës paketë 200 milionë euro në ndihmë të kompanive, do paguajë rrogat për dy muaj

vasili

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura