“Pagova ca koqe leku”- Gazetari publikon historitë e panjohur të Koço Devolës! Si u lirua nga burgu Italian nga peticioni i politikanëve! Falsifikoi vendlindjen për pasaportën greke: Fshihet “pali” mbeti…

Nov 15, 2021 | 15:55
SHPËRNDAJE

Koco Devole11111Gazetari i njohur, Mitro Çela ka botuar një tjetër rrëfim të mikut të tij, humoristit të njohur, Koço Devole, i cili rreth një vit më parë ndërroi jetë, pasi nuk arriti të fitojë betejën më COVID-19.

Gazetari i cili ka publikuar një libër me ngjarjet interesante të jetës së humoristit të njohur, ka hedhur dritë mbi disa ngjarje të cilat janë pak të njohur për publikun shqiptar.

Mitro Çela zbulon dialogun me Koço Devolen dhe arrestimin e tij në Itali, ku u ndalua për trafik droge. Ai zbulon dhe habinë e karabinierit italian i cili mori peticionin e politikanëve më të njohur shqiptar për lirimin e tij.

 “Kur isha ne birucë, u bë një peticion i firmosur edhe nga Fatos Nano, Ilir Meta, Berisha, Jozefina Topalli, Gramoz Ruçi! Por mos më ndërhy, kur llafos, si Vasilika Filipit, kur tregon barcaleta. Përfytyro një birucë.   Në mes tavolina mbushur me shkresa. Hetusi i çoroditur pyeti: “Ku ke lindur?”.

Në Kuçovë! Polici zgurdulloi sytë, sikur kishte përpara qoftëlargun. “Kush merret me drogë, është edhe mashtrues. Zyrtarisht ke lindur në Çarçovë.”   Ngrita supet. Hera e parë që e dëgjoja. “Këtej do ta nisim hetimin,”-tha italiani.

Kaluan dy ditë. Më ftoi hetuesi. Jo në birucë, në zyrë. Duke qeshur më tregoi për gabimin e gjendjes civile në Kuçovë. Pastaj më pyeti: “Kaq i madh je ti, Koço Devole, sa peticionin e kanë firmosur të gjithë politikanët shqiptarë?!”, shkruan gazetari.

Po ashtu edhe Mitro Çela tregon se si Koço Devole fitoi pasaportën greke, pas takimeve me kryetarët e bashkive minoriatare.

“Kaluan nja dy vjet. Do të shkoja në Amerikë. Duhej viza. Në ambasadë më priti konsulli. “Nuk merr vizë pa e ndarë zyrtarisht ku ke lindur:  në Kuçovë apo në Çarçovë?! “Po halli? Përfundova në gjykatë. Bir, o Mina! Duheshin dëshmitarë.

 Të gjithë o të vdekur, o me një këmbë në varr! Pagova ca koqe leku. Falsifikova ca dëshmi. Gozhda me gozhdë. Gabimi në gjendjen civile u rregullua me falsifikim në gjykatë!”, shkruan Çela.

Mitro Cela Koco Devole

KU KA LINDUR KOÇO DEVOLE?!

-Në Kuçovë apo Çarçovë?-

-Alo…Koço! Kam bërë një ese.

-Ma dërgo! Kur të jem i lirë, do ta këndoj! -ma ktheu Koço.

-Pse edhe në karantinë nuk të del koha?!

-Unë, Koço Devolja, jam më i zënë tani pa punë, se sa kur bëja humor në skenë.

Eseja.

“Babai im? Me zanat qe shofer. Mamaja? Shumë pjellore. Kishte lindur 10 fëmijë.

Mes natë. Dialog:

Mamaja:-Kujdes! Përdor frenat! (Në atë mot nuk kishte mbërritur në katund

prezervativi.)

Babai: -Pa merak. Frenat i kam top…

Erdhi orgazma… U dëgjua një obobo… dhe një psherëtimë lezeti…

Kaluan 9 muaj. Dëda (gjyshja) dha sihariqin:-Djalë!…

Nga katoi u dëgjua zëri i babait…

-Lopa e bëri viçin…”

…Kaloi java. Takohem me Koçon e më thotë:

-Biri im! Është i bukur humori, kur e dëgjon, por i rëndë, i rëndë shumë kur

e shkruan! Në atdheun tonë mama, ka qindra poetë e shkrimtarë, por numërohen

me gisht ata që shkruajnë humor: Dritëro Agolli, Filip Çakuli, Pëllumb Kulla dhe

më i madhi Qamil Buxheli!

Mendimi im për esenë? Së pari, ti thua babai mballosi mamanë. Ku është humori këtu?
Çiftet këtë zanat kanë: të mballosen sa kanë takat!

Së dyti, aksident! Me statistika 90 përqind e lindjeve vijnë nga aksidentet. Pa

aksidente nuk do të gjenim asnjë kopil për be! Së treti, më gjë një katund ku

bagëtitë dhe gratë nuk lindin në një ditë!

-Po zotrote, me seks humori je gatuar?

-Jo, -tha Koço. -Humori im, lindi pasi dola nga mitra.
Në atë mot jetonim në  Kuçovë. Nga materniteti në gjendjen civile.

-Po këtu ku është humori?!

-Duro, or i uruar! Kur më zunë sikletet, me letra doli se kisha lindur në Çarçovë.

Përmet!!

-E sajove për humor?

-E kam ruajtur pasaportën e vjetër. Bile e mbaj si hajmali ne xhep.

Hapi protofolin. Nxorri pasaportën. Ishte e vogël, me pak faqe, ngjyrë vishnje. E

hapi. Vendlindja: Çarçovë?!

-Po ti paske lindur me këmishë! Ata që lindin në Çarçovë, plus mikun këtu, marrin

pasaportë greke!

-Mos u tall!

-Ke besim te Mitroja?

-Si te Perëndia!

-Dëgjomë dhe besomë. Bile, të ndaloj të flasësh. Ti je i madh në skenë, por

aguridh në skenën e jetës! Sikur të takon të jesh edhe shqipo edhe helen…
Në Çarçovë jetojnë minoritarë grekë. Unë kam mik kryetarin e komunës, Veli

Mehmetin. Po e marr në telefon që tani:
-Alo! Si të kam Veli djali? Kur të vish në Tiranë, të presim për drekë te Sky

Toëer: Koço Devole, Filip Çakulidhe Lad Kosta…

-Bisedën e dua treshe, -tha Koçoja. -Nuk dua që Filipi të talli menderen.
-Sa të takojmë Veliun, po të tregoj historinë si e zbulova vendlindjen. Ti e di që më

arrestuan në Itali. Demek për drogë! Ka kaur aq trim, si puna ime, që të shesi e të

blejë drogë?!
Me traget mbërrita në Bari. Gjeta një makinë për në Milano. Muhabet

me shoferin. Në dorë mbaja si lodër një pult. Na ndaluan dy policë. Një mashkull e

një femër. Mashkulli i tha shoferit:“Dokumentat!” Femra më tha mua: “Xhaxhi!

Ma jep pak pultin!”

Ia dhashë duke buzëqeshur.

Ajo shtypi dy sumbulla…Diçka kërciti dhe u hap një kuti. Ruajna Zot: mbushur

me miell.

-Për petulla?!

-Jo. Për byrek! Pastaj skenari ishte i thjeshtë. Zgjatëm duart. Na vunë prangat. U

futëm në rajonin e policisë.

-Ç’është kjo hata! -fola unë me nerv.
-Një pepino i vë prangat për një pult humoristit më të madh të trojeve tona?!
Unë mendoj që proçkën ta ka bërë Partia Socialiste. Ti je demokrat i sahatëve të parë. Duke të burgosur ty, Koço Devole, për drogë dëmtohej imazhi i demokratëve!

-Duke ndenjur me mua, qenke bërë edhe humorist, Mitro xhani! Sa për kulturë.

Kur isha ne birucë, u bë një peticion i firmosur edhe nga Fatos Nano, Ilir Meta,

Berisha, Jozefina Topalli, Gramoz Ruçi! Por mos më ndërhy, kur llafos, si Vasilika

Filipit, kur tregon barcaleta. Përfytyro një birucë.

Në mes tavolina mbushur me shkresa. Hetusi i çoroditur pyeti: “Ku ke lindur?”
Në Kuçovë! Polici zgurdulloi sytë, sikur kishte përpara qoftëlargun. “Kush merret me drogë, është edhe mashtrues. Zyrtarisht ke lindur në Çarçovë.”
Ngrita supet. Hera e parë që e dëgjoja. “Këtej do ta nisim hetimin,”-tha italiani.
Kaluan dy ditë. Më ftoi hetuesi. Jo në birucë, në zyrë. Duke qeshur më tregoi për gabimin e gjendjes civile në Kuçovë. Pastaj më pyeti: “Kaq i madh je ti, Koço Devole, sa peticionin e kanë firmosur të gjithë politikanët shqiptarë?!
Në fakt politikanët qeshin, kur unë dal në skenë. Por më zgërdhihen, kur më paguajnë.

Çdo muaj marr 350 dollarë! …Dhe u mbyll historia.

Kaluan nja dy vjet. Do të shkoja në Amerikë. Duhej viza. Në ambasadë më priti konsulli. “Nuk merr vizë pa e ndarë zyrtarisht ku ke lindur:  në Kuçovë apo në Çarçovë?! “Po halli? Përfundova në gjykatë. Bir, o Mina! Duheshin dëshmitarë.

Të gjithë o të vdekur, o me një këmbë në varr! Pagova ca koqe leku. Falsifikova ca dëshmi. Gozhda me gozhdë. Gabimi në gjendjen civile u rregullua me falsifikim në gjykatë!…

Erdhi për drekë edhe Veli Muhameti. U ulëm për kafe. -Do e rregullojmë. Zyrat në Çarçovë u bënë shkrumb e hi në vitin 1997. Ti nuk e di, por ke lindur në Biovishtë, fshat minoritar. Unë po flas me kryetarin e bashkisë në Konicë, qirje Prodromos (Maqi) Haxhifre. Jemi miq të vjetër…

Kaluan tre muaj. Në telefon Veliu.
-Çdo gjë ok. Bashkë me Koçon do të hani drekë në Burizanë, vend turistik afër Konicës…

Kaluam kufirin te “Tri urat”. U ulëm në një bujtinë. Nga Konica kryetari kishte  marrë një përkthyes. Veliu mungoi.
Na pyeti kryetari:

-Dini greqisht?

-Di vetëm fjalën “Lefta”.

-Mos shko më tej.

-Kuptoj shumë. Flas pak…

-Si quhen babai, mamaja, gjyshi, gjyshja, vjehrri dhe vjehrra?

-Lefter, Anastasi, Jorgo, Penelope…

-Ti qenke më grek se sa unë. Do mbushësh ca formularë. Do vish në Konicë dhe

do të betohesh, siç betohen helenët! Hajt gëzuar…

U ndamë. Rrugës për në Tiranë i rraha krahët:

-Urime pali-kari!

-Po u betova për Greqinë, -tha Koçoja, -fshihet “pali” dhe mbetet K… me gërmë të

madhe! Do dukem si angjent i asfalisë…

…Le ta harrojmë këtë histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura