Padia e Metës ndaj Ardian Dvoranit, GJKKO pushon çështjen/ Ish-kreu i KED: Gjyqet popullore i përkasin një regjimi të kaluar, unë s’kam përplasje me asnjë institucion

Nov 23, 2021 | 10:48
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme GJKKO vendosi sot pushimin e çështjes për padinë që kishte ngritur Presidenti Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit, gjyqtar dhe ish-kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dvorani, në një reagim për mediat tha se nuk e di ‘se përse e ka pushuar cështjen penale, nuk mendoj se më shkon mua të bëj interpretime të mia t’ja mbivendos atyre të SPAK e vendimit gjyqësor”.

I pyetur nëse do të ketë një përballje në rrugë ligjore me Presidentin Meta pas vendimit të GJKKO, Dvorani tha se ai nuk ka përplasje me asnjë institucion.

“Unë s’kam përplasje me asnjë institucion unë thjesht ushtroj detyrën jam gjyqtar dhe për dy gjyqtare është jashtë realitetit të mendojë që ka përplasje me intsitucionet.

Kush mendon që ka përplasje i ka për vete unë zbatoj vetëm ligjin.

Është e drejta e zotit Meta ashtu si cdo individi tjetër të ketë interpretiin e tij dhe gjykimin e tij mbi fakte e rrethana të caktuar s’jam askush ta gjykoj apo paragjykoj atë cfarë thotë ai apo kushdo, janë institucionet ato që gjykojnë e vendosin.

Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar, gjyqet s’bëhen nëpër media me gjithë respektin mediat informojnë por cështjet vendosen këtu”.

***

SPAK kërkoi pushimin e çështjes

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion kërkoi pushimin e çështjes në lidhje me padinë që Presidenti Meta bëri kundër Ardian Dvoranit, në cilësinë e ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kujtojmë që kreu i shtetit paditi në SPAK ish-kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi e akuzon “për veprimtarinë kriminale dhe shkeljet e Kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore për betimin e gjyqtarëve të GJK-së”.

“Dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si President i Republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si President i Republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i KED-it, me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. Unë President i Republikës dhe Kryetar i Shtetit akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale: -shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.

Baza ligjore Kushtetuta e RSH-së. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë, Presidenti i Republikës në cilësinë e kreut të shtetit, sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe organet në sistemin në drejtësi ka ndjekur procesin e funksionimit të Reformës në Drejtësi. Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje kundrejt të gjithë institucioneve të përfshira në proces në respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit”, thuhet në padinë e Presidentit të Republikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura